BallinaSportStadiumi “Adem Jashari” do të bëhet sipas rekomandimeve të UEFA-s

Stadiumi “Adem Jashari” do të bëhet sipas rekomandimeve të UEFA-s

Të ngjajshme

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Prishtinë: Therje me thikë në Aktash

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Afro një milion eurove të investuara në stadiumin olimpik “Adem Jashari’ në Mitrovicë, do t’u shtohen edhe tre milionë të tjera nga arka e shtetit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) pret të ndajë këtë shumë për investimet emergjente që janë rekomanduar nga Komisioni i përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s, muajin e shkuar, e po ashtu edhe nga një inspektor norvegjez i UEFA-s, që ka treguar në detaje se çfarë duhet rregulluar për t’u pranuar stadiumi për ndeshje ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

Në stadiumin “Adem Jashari” është paraparë të bëhet hidroizolimi i tribunave, rregullimi dhe zgjerimi i zhveshtoreve, mbyllja e hapësirave të hapura jashtë stadiumit, vënia e rrethit metalik përreth stadiumit në një gjatësi prej një kilometër dhe lartësi të rrethojave mes katër dhe gjashtë metra, pastaj vendosja e reflektorëve, e zërimit dhe e kamerave të sigurisë.

Gjithë këto punë parashikohen të kryhen gjatë verës dhe stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet e Përfaqësueses në eliminatoret “Rusia 2018”, ku Kosova pritet të lejohet të marrë pjesë.

“Nëse punohet intensivisht dhe është një koordinim i mirëfilltë nga të gjitha palët, unë mendoj se mund t’ia dalim ta rregullojmë para muajit tetor, kur Kosova parasheh të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror”, ka thënë drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz