back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeSpitali i Pejës tregon për lëndimet e të aksidentuarve

Spitali i Pejës tregon për lëndimet e të aksidentuarve

Të ngjajshme

Besnik Ibraj, mjek në Spitalin e Pejës, ka thënë se rreth orës 14 të ditës së sotme janë pranuar të lënduarit e parë në aksidentin e sotëm.

“Së pari kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 vetë, e më pas numri është shtuar dhe ka shkuar deri në 30. Janë trajtuar të gjithë dhe janë pranuar për observim në spitalin e Pejës. Shumica prej tyre kanë pësuar lëndim të gjymtyrëve dhe lëndime të kokës, por asnjë nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë”, ka theksuar Ibraj, raporton Koha.net.

Policia ka njoftuar zyrtarisht për numrin e të lënduarve dhe shkakun e aksidentit në Pejë.

Me datën 5 maj 2018 rreth orës 13:40 në rrugën Istog -Pejë, gjegjësisht në fshatin Jabllanicë e Vogël, në vendin e quajtur “Dydesh”, ka ndodhur një aksident trafiku ku të lënduar janë tridhjetë e një persona.

Sipas të dhënave preliminare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i minibusit i cili ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Jabllanicë e Vogël në vendin e quajtur “Dydesh”, “duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë, për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet një pemë në anën e kundërt të rrugës”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz