Specialja nesër interviston Manush Agushin, i njohur si “Malë Pipi”
03

Lexo edheHoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë diskutim tjetër me Serbinë – veçse për njohje

Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila vepron në kuadër të Gjykatës Speciale, nesër do ta intervistojë edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Manush Agushi, i njohur edhe si (Malë Pipi) nga rajoni i Dukagjinit është i ftuari i radhës për tu intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai është edhe pronar i Hotel Thanës.
Intervistimi i Agushit do të bëhet në Prishtinë, në selinë e EULEX-it.

Lexo edheHoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë diskutim tjetër me Serbinë – veçse për njohje
IndeksOnline ka bërë përpjekje që të kontaktojë me Agushin dhe me Shoqatën e OVL së UÇK-së, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Rikujtojmë se dje dhe sot në Prishtinë, prokurorët e Speciales kanë intervistuar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin ndërsa me 28 shtator për në Hagë do të udhëtoi edhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.