Hoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë diskutim tjetër me Serbinë – veçse për njohje
03

Lexo edheGrenell: Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik, ta lëmë anash politikën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për herë të parë para nisjes së bisedimeve me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti me të dalë nga hoteli ku po qëndron delegacioni kosovar për dialogun, ka thënë se po e nisin me pozitivistet këtë takim, njofton Klan Kosova.
”Asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk bëjmë përveçse për njohje. Marrëveshja e sotme për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është njohja reciproke”, është shprehur Kryeminsitri Hoti përballë gazetarëve.

Lexo edheGrenell: Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik, ta lëmë anash politikën
Për detaje të tjera lidhur me këtë takim Hoti tha se do të tregohen transparentë, njofton Klan Kosova.
”Do të keni informata sapo të kryejmë raundin e parë të takimit”.