BallinaLajmeSot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në...

Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Sot do të varroset Endrit Lajqi, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë.

Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

Lidhur me këtë ngjarje ende misterioze, të mërkurën ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as armë.

Sipas Nikçit, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do të hapë rrugë për procesin hetimor, për të kuptuar më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe i telefonave,” ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz