Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë
dp

Lexo edheDioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi nga ora 18:00.
Njoftimin për ceremoninë mortore e bënë të ditur familjaret e së ndjerës.
E reja ishte shtatzëne në javën e 34-të, ndërsa sipas prokurorisë, i dyshuar për vrasjen e saj është bashkëshorti, Egzon Bytyqi, 26-vjeçar.

Lexo edheDioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan
I njëjti, sipas policisë është plagosur, ndërsa QKUK ka bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë.
Po ashtu, policia ka njoftuar se çifti bashkëshortor u gjet i plagosur në dhomën e gjumit në Malishevë.