20 vjet pas rënies së tij, eshtrat e heroit Zahir Pajaziti do të rivarrosen në Kompleksin Memorial në Turiqicë të Podujevës.
Ceremonia e rivarrimit do të mbahet në orën 10:00, nënpatronatin e kryeministrit Isa Mustafa.
Më pas do të mbahet edhe Akademia Përkujtimore në 20-të vjetorin e vrasjes së Heroit Kombëtar, Zahir Pajaziti, njofton Klan Kosova.
Së bashku me Pajazitin atë ditë heroikisht kanë rënë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – ata u vranë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.