Sot pritet të vijë në Kosovë eksperti gjerman për ta rregulluar turbinën në KEK

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë të dielën.
Krasniqi ditë më parë para gazetarëve tha se eksperti vjen nga kompania që e prodhon turbinën, prishje e cila është serioze.
“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Lexo edheVidhen mbi 18 mijë euro në një komunë të Kosovës
Ardhjen e ekspertit gjerman e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti para disa ditësh kur kishte vizituar KEK’un.














