back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeSot fillohet me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të...

Sot fillohet me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës anti-Covid në Kosovë

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Nga sot, në vend do të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë”, thuhet në njoftim.

Tutje, MSH’ja ka sqaruar se doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë dhe se kjo dozë jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kurse, doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Kjo dozë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

“Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:MSh vendos për dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Prishtinë, 8 dhjetor 2021

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.

Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19.

#Vaksinohu, mbroje veten dhe të tjerët!

Të Fundit

Sport

ShowBiz