BallinaLajmeSot bëhet inaugurimi i parkut të martuarve në Prishtinë

Sot bëhet inaugurimi i parkut të martuarve në Prishtinë

Të ngjajshme

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit: Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori iProkurorisë Speciale, z.Blerim...

Parashikimi interesant i Capital T për rezultatin e ndeshjes Kosovës-Turqi

 Këngëtari i famshëm kosovar “Capital T” në një intervistë...

Miratohen listat e kandidatëve që aplikuan për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar listat e kandidatëve...

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se sot, me datë 7 gusht, do të bëhet hapja e parkut të martuarve.

Të gjitha ato çifte që do të martohen, do të kenë mundësi të mbjellin një fidan në këtë park.

Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.

Ky park është i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Inaugurimi i parkut bëhet nesër në orën 10:00, ku edhe do të mbillen drunjtë e parë nga çiftet që kanë aplikuar deri tash.

Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit.

Komuna e Prishtinës thotë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:

– 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës

– 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër

– 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz