back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportSonte zhvillohet supermeçi Wilder – Breazeale

Sonte zhvillohet supermeçi Wilder – Breazeale

Të ngjajshme

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Arda Guler po përballet me sfida, ish-trajneri ka folur për situatën e tij

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike...

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, do të tentojë ta mbrojë sonte titullin e tij që do të zhvillohet të shtunën më 18 maj në Nju Jork, në Qendrën Barclays.

Për shkak të diferencës në kohë, meçin Wilder – Breazeale do të mundë ta shikoni pas mesnatës, në orën 5:00 të mëngjesit shkruan Express.

Meçi mes këtyre të dyve ka qenë duke u përfolur që më shumë se dy vjet për shkak të zënkave me fjalë mes boksierëve.

Wilderi i ka fituar 40 meçe gjatë karrierës, asnjë nuk e ka humbur dhe e ka vetëm një barazim. 39 prej fitoreve të tij janë përfunduar me nokaut dhe ai ka arritur ta mbrojë titullin e ËBS-së për peshat e rënda plot nëntë herë.

Boksieri me prejardhja nga Alabama e zhvilloi njërin prej meçeve më interesante të tij vitin e kaluar, kundër Tyson Furyt. Ai kishte qenë duke humbur, mirëpo pastaj e rrëzoi Furyn dhe meçi përfundoi baras.

Ndërsa, Breazeale e ka pësuar vetëm një disfatë në karrierën e tij si profesionist, ndërsa 20 i ka fituar, prej së cilave 18 me nokaut. 33-vjeçari e kishte sfiduar Anthony Joshuan për titullin IBF në vitin 2016, mirëpo ishte nokautuar në rundin e shtatë. Ai është kthyer në formë që nga atëherë dhe i ka fituar tri meçet e tij të fundit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz