Sonte përballja Kosovë – Itali në futsall
dp
Lexo edheDukagjini-Llapi ndeshja hapëse e javës së 13-të në Supërligën e Kosovës në Futboll
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ku Dardanët synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në këtë fazë të kualifikimeve.
Kosova ka zhvilluar përgatitje intensive gjatë ditëve të fundit, ndërsa stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje e ka mbajtur të enjten mbrëma.
Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë shprehur të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme, teksa kanë bërë thirrje për mbështetjen e tifozëve në tribuna.

Lexo edheDukagjini-Llapi ndeshja hapëse e javës së 13-të në Supërligën e Kosovës në Futboll
Përballja me Italinë paraqet një tjetër test të rëndësishëm për Dardanët, të cilët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të marrë një rezultat sa më të mirë.