Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
dp

Lexo edheParashihet rritje e çmimit të parkingut në Prishtinë

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Lexo edheParashihet rritje e çmimit të parkingut në Prishtinë
Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.