back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSonte 18 raste me Koronavirus dhe 19 të shëruar

Sonte 18 raste me Koronavirus dhe 19 të shëruar

Të ngjajshme

FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online,...

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është konfirmuar se ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 18 persona ndërsa janë shëruar 19 të tjerë.

Sot më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

TETËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE NËNTËMBËDHJETË TË SHËRUAR!

Sot më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 18 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Sot më 14 maj 2020, janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste.

Të Fundit

Sport

ShowBiz