BallinaLajmeS’ndalet Dimal Basha, Jasharajt i thotë fjalë të rënda edhe në korridor...

S’ndalet Dimal Basha, Jasharajt i thotë fjalë të rënda edhe në korridor të Kuvendit

Të ngjajshme

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Në Komisionin për Arsim sot të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ndër të tjerash deklaroi se kërkesat e tyre nuk janë duke u plotësuar e që sipas tij fajtor për këtë është kryeministri Albin Kurti.

Në këtë mbledhje pati edhe diskutime tejet të zëshme në mes deputetëve të Komisionit për Arsim dhe kryetarit të SBASHK-ut.

Pasi Jasharaj e lëshoi raportimit në Komisionin për Arsim, ishte Basha ai i cili me zë të lartë i thoshte Jasharajt se “dinjitetin e ke kthyer në para, se i do 100 euro”.

Situata shkoi edhe më larg, me një përplasje të ashpër në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe Rrahman Jasharajt.

Me të dalë nga salla ku po zhvillohej mbledhja, përplasja ka vazhduar edhe në korridoret e Kuvendit.

Dimal Basha dëgjohet t’i thotë Jasharajt se i kë “marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare”.

“Mu me më ardhë marre a ty? Ti je i pasinqertë me kërkesat e tua, i ke marrë fëmijët peng”,vazhdon Basha.

Kurse Jasharaj theksoi se duhet t’i vijë marre për fjalorin e përdorur.

Kurse Jasharaj i thotë se “deputetët si ti e kanë pru gjendjen kështu”.

“A ke punu paraluftës pa pare?”,tha Basha.

“PO”, iu përgjigj Jasharaj.

“E tash për 50 euro po i mbanë fëmijët peng a?”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz