back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeS’ndalen përplasjet, Hoti i kundërpërgjigjet sërish Haradinajt

S’ndalen përplasjet, Hoti i kundërpërgjigjet sërish Haradinajt

Të ngjajshme

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, i është përgjigjur përsëri Ramush Haradinajt, duke thënë se shuarja e taks forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës nuk e zbeh luftën ndaj korrupsionit. Ka thënë se të gjithë policët që kanë qenë në task forcë do të punojnë sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale, njofton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shtuar të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush. Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, ka shkruar Hoti.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti janë përplasur sot në distancë me reagime kundër njëri-tjetrit sa i përket shuarjes së Task-Forcës Antikorrupsion, shkruan GazetaBlic.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, sot ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e kësaj Task-force, gjë kjo që ngjalli reagime të ashpëra me të parin e ekzekutivit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz