BallinaSportSky Sports largon pjesëtarët e stafit, arsyeja është interesante

Sky Sports largon pjesëtarët e stafit, arsyeja është interesante

Të ngjajshme

Sky Sports Italia ka larguar disa pjesëtarë të stafit për një arsye interesante.

Kjo pasi që në transmetim “LIVE”, dy nga ata shihen duke festuar golin e Interit që shënoi ndaj Hellas Veronës në Serie A.

Në pamjet që tani janë bërë virale, dyshja mund të shihet duke shpërthyer me gëzim dhe duke përqafuar njëri-tjetrin pas prezantuesit të lajmeve, ndërsa shënohej një gol në minutën e 93-të.

Megjithatë, duket se përpjekjet e tyre për të minimizuar festimet ishin shumë të pakta dhe shumë vonë për drejtorin e Sky Sports Italia, Federico Ferri, i cili thuhet se u ka thënë atyre të mbledhin çantat dhe të largohen nga studioja.

Sipas gazetarit italian Francesco Ordine, i cili ripostoi një video të festimeve në X, Ferri nxitoi t’i qortonte ata.

“Drejtori i Sky Sport, Federico Ferri, ndërhyri menjëherë duke i dërguar në shtëpi dy gazetarët ultras dhe duke nënshkruar një qarkore të brendshme shumë të ashpër mbi çështjen jashtëzakonisht delikate”, shkroi Ordine./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz