Juristi Ardi Shita: Zgjedhja e presidentes është e rregullt, pak minuta pas mesnate nuk e bëjnë antikushtetuese

Juristi Ardi Shita ka vlerësuar se zgjedhja e presidentes së Kosovës është e rregullt dhe se fakti që votimi ka përfunduar pak minuta pas mesnatës nuk është i mjaftueshëm për ta shpallur atë antikushtetuese.
Shita, përmes një statusi në Facebook, ka argumentuar se votimi ka nisur brenda afatit dhe ka vazhduar pa ndërprerje, duke e cilësuar atë si një proces të vetëm që duhet të lejohet të përfundojë.
Sipas tij, afati duhet respektuar, por interpretimi i tij duhet të marrë parasysh edhe natyrën e veprimit që po zhvillohet.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e presidentes është e rregullt dhe kalimi i mesnatës me pak minuta nuk mjafton për ta shpallur atë antikushtetuese.
Votimi nisi brenda afatit dhe vazhdoi pa ndërprerje. Argumenti juridik është se kemi një proces te vetëm, te filluar ne kohe, qe duhet lejuar te përfundojë. Afati duhet respektuar, por interpretimi i tij duhet te marre parasysh edhe natyrën e veprimit qe po zhvillohet.
Imagjinoni qytetaret qe kane hyre ne qendrën e votimit para orës 19:00 dhe po presin radhën brenda Qendrës. A do te ishte e arsyeshme t’i nxirrje zvarre nga Qendra e votimit sapo ora te shënojë 19:00, me arsyetimin se kutitë janë mbyllur dhe ata nuk mund te votojnë? Ata kane hyre ne kohe. Përmbyllja e votimit te tyre është vazhdim i procesit te nisur brenda afatit.
Kjo analogji nuk i bën procedurat juridikisht identike, por e ilustron problemin: a duhet ndërprerë një votim ne zhvillim vetëm sepse ndryshoi ora? A është qëllimi i demokracisë përmbyllja e vullnetit te popullit (te deleguar ne Kuvend) apo matja e ore dore e minutave?

Lexo edhe“Marrëveshje e zorit”, analistët nuk e shohin të qëndrueshëm dakordimin VV-PDK
Presidentja mori 81 vota. Nëse tejkalimi prej pak minutash nuk ndryshoi kushtet e votimit dhe nuk cenoi rezultatin, ai mund të trajtohet si çështje e përmbylljes procedurale, jo si arsye për rrëzimin e zgjedhjes.
Urime detyrën Presidente, me këmbë te mbare!
Urime Kryeministri Kurti dhe Kryetari Hamza, edhe pse ne momentet e fundit, jeni treguar burrështetas shembull te një vendi te vogël progresiv!
*Qëndrimet jane personale












