Arian Tahiri: PDK-ja e ka pasur qëllim unitetin politik pas vendimit të Speciales

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka deklaruar se qëllimi i PDK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale ka qenë krijimi i unitetit politik dhe jo marrja e pushtetit.
Tahiri tha se PDK-ja ishte deklaruar më herët se do të qëndrojë në opozitë, ndërsa theksoi se kërkesa e partisë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka qenë e vendosur dhe konsistente.
“Qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë që gjithë kapitalin e saj politik me ofru në shërbim të vendit dhe me këtu Kosovën. Nuk ka pasë aspiratë, qëllim PDK-ja për pushtet, për shkak se ne jemi deklaru qysh herët që do të jemi opozitë e qeverisë”, tha Tahiri.
Ai theksoi se, pas zhvillimeve të 16 shtatorit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte nisur takimet me kryetarët e partive të tjera, me synimin për të krijuar një qëndrim të përbashkët politik.

Lexo edheKongresisti amerikan akuzon Vuçiqin: Po tenton të vjedhë zgjedhjet në Serbi
Sipas Tahirit, PDK-ja ka kërkuar që spektri politik të jetë i bashkuar përballë situatës që ai e cilësoi si emergjente dhe shqetësuese.
“Me qëllimin e vetëm që të flasim në unitet politik rreth situatës që është edhe emergjente, mirëpo edhe shqetësuese”, deklaroi Tahiri.
Ai shtoi se ky angazhim synonte krijimin e një konsensusi të përbashkët politik, duke e lidhur atë edhe me mobilizimin e qytetarëve në Kosovë dhe në diasporë












