Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze rreth gjendjes fizike të futbollistit, Milan Skriniar, duke theksuar se lojtari po rrezikon karrierën për t’u rikthyer në kohë për ndeshjet e radhës.
Në një deklaratë për media, Calzona zbuloi se Skriniar po përballet me një dëmtim të rëndë, por pavarësisht kësaj, ai është i vendosur të jetë pjesë e ekipit, shkruan IndeksOnline.
“Ai po lufton me një dëmtim mjaft serioz dhe po bën gjithçka që mundet për të qenë me ne. Po sillet si një lojtar i madh, duke u përpjekur të rikthehet sa më shpejt dhe të ndihmojë ekipin. Mund të thuhet se po rrezikon një pjesë të karrierës së tij për të qenë gati për këto ndeshje”, ka deklaruar Calzona.
Mbrojtësi sllovak u lëndua më 19 shkurt në ndeshjen mes Fenerbahces dhe Nottingham Forest, dhe që nga ajo kohë nuk ka zbritur më në fushën e lojës.
Skriniar, 31 vjeç, i cili ka luajtur 35 ndeshje për Fenerbahçen këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asistim./IndeksOnline/