back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeSkenderaji kundër vendimeve të institucioneve, mbushet kafiteritë me njerëz

Skenderaji kundër vendimeve të institucioneve, mbushet kafiteritë me njerëz

Të ngjajshme

Përkundër që institucionet vendore, kanë marrë vendim për mos lejimin që kafiteritë të shërbejnë pije brenda lokalit, por vetëm në formë “merre me vete”, një gjë e tillë nuk po zbatohet në qytetin e Skenderajt, shkruan Gazeta Blic.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Blic, shihet që vetëm brenda një lokali, dhjetëra persona janë duke u shërbyer, sikur në kohën para pandemisë COVID-19.

Në këtë lokal, dhjetëra persona gjenden të grumbulluar njëri me tjetrin, duke u ekspozuar para rrezikut të infektimit me virusin korona.

Një dëshmitar në vendngjarje, i ka thënë Gazetës Blic, se atmosferë e tillë është sonte në shumë lokale tjera në Skenderaj.

Në anën tjetër, vetëm gjatë ditës së djeshme, 21 persona rezultuan të infektuar me COVID-19, dhe në total numri ka kaluar mbi 1 mijë.

Nga rreziku i infektimit, institucionet vendore, në bashkpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kanë marrë vendim që mos të hapen xhamitë, për faljen e Bajramit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz