BallinaLajmeSkenderaj, varroset 36 vjeçari i vrarë nga Prekazi (FOTO)

Skenderaj, varroset 36 vjeçari i vrarë nga Prekazi (FOTO)

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Nga një zënkë e ndodhur në një lokal në fshatin Dobrati tek udhëkryqi i Lipjanit, ka mbetur i vrarë Muhamet Hamdi Osmani nga fshati Prekaz i Skenderajt, transmeton Drenica Press.

I ndjeri sot është varrosur në fshatin e vendlindjes së tij në Prekaz rreth orës 16:00, siç është bërë e ditur nga familja Osmani.


Lidhur me këtë rast Policia thotë se‘ sot rreth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (Restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan –Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin,’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Viktima e këtij rasti  M. O. 36 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.

Tutje, Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë. Shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë.

  • Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe
  • Një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë)
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz