BallinaRegjionaleSkenderaj, reagon familja Meha nga Prekazi

Skenderaj, reagon familja Meha nga Prekazi

Të ngjajshme

Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

Emin Lati – në emër të familjes Mehë thotë se “Ne pasardhësit e Familjes Meha nga Prekazi i Skënderajt, jo për të reaguar ndaj shkrimit të disa portaleve ose më mirë thënë informimit të Partisë NISMA, dhënë portalit indeksonline për kinse; “Nismës nga sot i janë bashkuar edhe pasardhësit e familjes se Tahir Mehës”, por për hirë të realitetit sqarojmë opinionin se në Partinë NISMA mund të ketë aderuar një apo dy individ nga familja Meha por jo të gjithë, sepse pasardhësit e Familjes së Emin Latit, Nebih e Tahir Mehës ashtu siç i kanë qëndruar besnik fjalës, punës, veprës e sakrificave për atdhe, qëndrojnë edhe sot të rreshtuar në krah të këtyre vlerave.

Të gjitha projektet e realizuara deri më tash për Familjen e për Lagjen Mehaj kanë qenë të realizuara nga Komuna e Skënderajt me kryetar Z. Sami Lushtaku. Këtë nuk po e themi për publicitet apo mburrje, por për hirë të realitetit.
Prandaj, Nismas i urojmë suksese, por edhe i themi troç; Ata individ që i bashkohen kësaj partie, e që ne nuk kemi asgjë kundër, kanë emër e mbiemër dhe nëse janë pasardhës të Familjes sonë apo të ndonjë Familje tjetër le të shkruhet pse jo, por le të shkruhet e të informohet opinioni drejtë, sepse pasardhësit e Familjes Meha nuk përfaqësohen me dy individ…/AP/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz