BallinaLajmeSkenderaj, pas tri dekadash ankthi, familja gjen eshtrat e Sinan Fadil Dautit...

Skenderaj, pas tri dekadash ankthi, familja gjen eshtrat e Sinan Fadil Dautit nga Prekazi (FOTO)

Të ngjajshme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Me dhimbje të thellë dhe mall të pashuar, familja Dauti ka marrë lajmin që e kishte pritur për gati tri dekada: janë gjetur mbetjet mortore të më të dashurit të tyre, Sinan Fadil Dauti, i vrarë gjatë luftës në Kosovë, përcjellë Drenica Press.
Sinani u vra më 12 prill 1999 në Prekaz, në lagjen Bregaj, nga forcat kriminale serbe. Ai ishte plagosur rëndë gjatë asaj dite tragjike dhe ishte dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, ku më pas ndërroi jetë. Për 27 vite me radhë, familja jetoi me dhimbjen e mungesës dhe pa mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, pasi trupi i tij nuk ishte kthyer.
Pas një pritjeje të gjatë dhe të rëndë shpirtërisht, mbetjet e tij janë gjetur në varrezat e Suhadollit në Mitrovicë, duke i dhënë fund një ankthi shumëvjeçar të familjes.
Ceremonia e varrimit do të mbahet më 18 prill 2026, ditë e shtunë, në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, ku ai do të prehet më në fund pranë vendlindjes së tij.
Kjo ngjarje rikthen edhe një herë dhimbjen dhe kujtimin për të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.
Lavdi e përjetshme për të rënët për liri!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz