HomeSportZbulohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në Ligën e Kampionëve, do të...

Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në Ligën e Kampionëve, do të jetë në vazon bartëse

Të ngjajshme

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën...

Tri raste të vjedhjeve në Prishtinë, pesë persona përfundojnë në pranga

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të...

Kendall konfirmon lidhjen, del publikisht me të dashurin e ri

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi nuk e fshehin më...

Vidhet kasaforta me para, dokumente e pistoleta nga shtëpia e një personi në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Ankuesi...

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se...

Me të përfunduar sezoni 2025/26, tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e klubeve që do të garojnë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Kosovës, Drita do të jetë pjesë e kësaj faze, për sezonin e dytë me radhë. Sezonin e kaluar, gjilanasit e kishin kaluar këtë raund, pasi e kishin mposhtur Differdangen, për t’u bërë klubi i parë kosovar që e kalon këtë fazë.

Sivjet, sikur vjet, Drita do të jetë prapë në vazon bartëse, dhe rrjedhimisht do të ketë përballë një skuadër më të dobët – të paktën në letër.

Drita tashmë i ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në këtë fazë të kualifikimeve për garën më prestigjioze për klube në Evropë dhe jo vetëm.

Pjesë e kundërshtarëve të mundshëm të Dritës janë edhe kampioni i Shqipërisë, Egnatia, së bashku me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Vardari.

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës janë:

Inter Club d’Escaldes (Andorra), Levski Sofia (Bullgaria), Ararat-Armenia (Armenia), Sabah FK (Azerbajxhan), Kauno Zalgiris (Lituania), Sutjeska (Mali i Zi), ETO Gyor (Hungaria), Iberia 1999 (Gjeorgjia), Egnatia (Shqipëria), Floriana (Malta), Tre Fiori (San Marino), Vardar (Maqedonia e Veriut), Atert Bissen (Luksemburgu), ML Vitebsk (Bjellorusia).

Sezonin e kaluar, Drita pati një aventurë të suksesshme në Evropë.

Pasi e kaloi turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, u mposht nga Copenhagen në fazën e dytë, teksa ra në fazën e tretë të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga FCSB.

Drita, pastaj ra në “play-offin” e Ligës së Konferencës, ku e mposhti prapë Differdangen, për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Në gjashtë ndeshje në Ligën e Konferencës, Drita mori tetë pikë, pas dy fitoreve, dy barazimeve e dy humbjeve.

Pasi e kaloi fazën e ligës (jashtë top 8-shes), Drita më në fund u ndal në “play-offin” e Ligës së Konferencës nga Celje e Sllovenisë. Dy humbje nga 3-2 bënë që ëndrra e Dritës të përfundojë në shkurt të këtij viti.

Asnjë klub shqiptar nuk ka arritur një sukses të tillë në Evropë, dhe të gjithë nga Drita e kanë bërë qëllim kryesor që t’ia thyejnë rekordin vetës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz