BallinaLajmeBajqinofci: Ka emra të PDK-së që VV-ja s’i voton – opozita të...

Bajqinofci: Ka emra të PDK-së që VV-ja s’i voton – opozita të propozojë kandidat për president

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka deklaruar se opozita duhet të dalë me një emër konkret për president, duke kundërshtuar idenë e dhënies së votave pa një kandidat të qartë.

Ai në Debat Plus tha se nuk ka praktikë politike që deputetët të japin nënshkrime apo vota pa e ditur se për kë po votojnë.

“E para askund në botë nuk ka marrëveshje bllanko që mund ti japë nënshkrimet apo votat  deputetëve pa emër. Këta kanë kërkuar ju duhet më na dhënë edhe nënshkrimet edhe me na votu, emrin në ua tregojmë. Nuk mundesh me votu dikë kur nuk e dinë se kush është, këtë vetëm PDK e bën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ka emra brenda opozitës, konkretisht në PDK, që Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i mbështeste, por shtoi se ekzistojnë edhe figura të tjera që mund të jenë të pranueshme për votim.

Megjithatë, ai nuk përmendi emra konkretë.

“Po nuk ka askund marrëveshje politike në botë që duhet me ua dhënë nënshkrimet e votat pa e ditë kë do ta votojmë. Ka emra në PDK që LVV nuk do ti votonte. Por ka edhe persona që janë edhe që mund të jenë figura që mund t’i votojmë, por nuk të japë emra”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz