BallinaLajmeGruda: Lëvizja Vetëvendosje s’ka vullnet për të zgjedhur president

Gruda: Lëvizja Vetëvendosje s’ka vullnet për të zgjedhur president

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e presidentit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai tha se kjo parti e ka shpërdorur afatin e parë, dhe tash as që po merret me këtë çështje.

“Edhe ne pajtohemi që Kosova duhet të ketë president, por kjo ka nevojë për një proces dhe dialog politik që na çon te një shumicë parlamentare për të zgjedhur presidentin. Ajo që ka ndodhur deri tash është që, unë mendoj që nuk ka vullnet nga LVV-ja për të zgjedhur president”.

“E para, sepse afati që ishte para vendimit të Kushtetueses u shpërdor duke u lënë për ditën e fundit veprimet për të thirrur seancën, dhe afati i ri që u dha nga Kushtetuesja, ju e shihni që nuk po përdoret fare. Kryeministri Kurti merret me çdo gjë tjetër, veç me zgjedhjen e presidentit, përveç kur zihen në ndonjë deklaratë. Zoti Konjufca e dha këtë deklaratë me gjasë se e zunë gazetarët befasisht në korridor, siç e tha edhe vet, por nuk janë të interesuar për atë temë”, deklaroi Gruda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz