HomeSportVjen ballafaqimi i parë mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Vjen ballafaqimi i parë mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Të ngjajshme

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën...

Tri raste të vjedhjeve në Prishtinë, pesë persona përfundojnë në pranga

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të...

Kendall konfirmon lidhjen, del publikisht me të dashurin e ri

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi nuk e fshehin më...

Vidhet kasaforta me para, dokumente e pistoleta nga shtëpia e një personi në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Ankuesi...

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se...

25 korriku do të jetë një datë e rëndësishme për tifozët shqiptarë të boksit.

Kjo pasi që Kristian Prenga, do të ketë një kundërshtar tejet të rëndësishëm siç është Anthony Joshua.

Ndërsa sot është mbajtur edhe konferenca e parë për shtyp, ku po ashtu ndodhi edhe ballafaqimi i parë mes të dy boksierëve.

Ata po ashtu nuk ndalën edhe fjalët ndaj njëri-tjetrit, me shqiptarin që i tha atij se nuk ka ndjehur kurrë një goditje si e Prengës.

“Të premtoj se nëse të kap në ring, nuk ke ndjerë kurrë diçka si goditja ime. Ta premtoj. Ti je një luftëtar dhe boksier i madh, por në ring unë nuk kam respekt për askënd, as për babain tim”, ishin fjalët e Prengës.

Po ashtu edhe Joshua, i replikoi Prengës duke i thënë që të mos tregojë respekt në ring.

“Dua që të mos tregosh respekt, dhe kjo është perfekte për mua. Faleminderit. Dua që të vish në ring, të mos më japësh respekt dhe të përpiqesh të bësh më të mirën tënde. Sepse në anën tjetër të ringut është dikush që do të përpiqet të bëjë pikërisht të njëjtën gjë ndaj teje”, shtoi Joshua.

Meçi Joshua-Prenga, do të zhvillohet më 25 korrik në Jeddah të Arabisë Saudite./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz