Nxënësit e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës në Skenderaj” të cilët kanë mbaruar shkollën në profilin Ndërtimtari e Lartë për mundësi punësimi dhe shkollimi në Gjermani duhet të paraqiten në shkollë me datën 06.12.2017. nga ora 11:00, transmeton Drenica Press.
Sipas menaxhmentit i kësaj shkolle bën të ditur se plotësimi i formularëve do të bëhet në gjuhë gjermane, ku shkolla Qendra e Kompetencës në Skenderaj do t’ju ndihmoj në plotësimin e tyre./DRENICA PRESS/




