Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori i DKA-së ka bashkëbiseduar sot me drejtorët e shkollave të Skenderajt.
Në takim u bisedua për përfundimin me sukses të vitit shkollor si dhe për rezultatet e arritura të shkollave gjatë vitit në procesin edukativo-arsimor.
Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet për Testin e Arritshmërisë dhe Testin e Maturës të cilave do tu nënshtohë nxënësit e klasave të 9-ta dhe ata të klasave të 12-ta.
Nënkryetari Nura i falenderoi të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për punën dhe rezultatet që po tregojnë shkollat e Skenderajt në nivel vendi.
Ai po ashtu kelërkoi nga drejtorët që të vazhdojnë punën profesionale në ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë në arsim, pasi kushtet për punë në shkolla janë shumë të mira dhe kuadri profesional i kualifikuar.
Drejtorët u zotuan për vazhdimin e përkushtimit për punë profesionale në menaxhimin cilësor të shkollave të Skenderajt.

