Po vazhdon ritmi i ndërtimit të rrugëve të reja të lagjeve në fshatrat e Skenderajt. Fokus i investimeve është edhe fshati Çubrel.
Komuna e Skenderajt ka asfaltuar sot rrugën e lagjes Buliqi në fshatin Çubrel. Bukurisë natyrore të këtij fshati i është shtuar edhe rruga e re e lagjes Buliqi që lidh këtë lagje të Çubrelit me rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë.
Për të inspektuar punimet në projektin e asfaltimit të kësaj rruge, Çubrelin e ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.
Gjatë qelëndrimit në këtë fshat z.Nura ka bashkëbiseduar me banorët e këtueshëm, duke i siguruar ata se Komuna do të vazhdojë investimet e saj edhe në projekte të tjera të rëndësishme për banorët e Skenderajt. Ai theksoi se prioritet i institucioneve lokale është dhe do të jetë mirëqenia e qytetarëve.
Banorët e lagjes Buliqi u shprehën të kënaqur dhe falenderues për rrugën e re që tashmë po përfundon në këtë pjesë të fshatit Çubrel.



