back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSkenderaj ngrihet në këmbë për Shqipërinë, drenicasit nuk i ndalin ndihmat, po...

Skenderaj ngrihet në këmbë për Shqipërinë, drenicasit nuk i ndalin ndihmat, po mbushet sheshi “Adem Jashari” me ndihma (VIDEO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Nuk kanë të ndalur ndihmat e banorëve të Skenderajt për vëllezërit nga Shqipëria, të cilët kanë mbetur nën qiell të hapur, pas goditjes nga tërmeti, shkruan Drenica Press.

Siç mëson portali Drenica Press edhe në këto qaste shumë banorë nga Skenderaj po dhurojnë se çfarë kanë mundësi, për t’ju dalur në ndihmë vëllezërve nga Shqipëria.

Ndërkaq organizatëorët e këtij aktiviteti “Shqiponjat e Zeza nga Drenica” bëjnë të ditur se edhe gjatë ditës së nesërme do të vazhdojnë grumbullimin e ndihmave në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Lidhur më këtë gadishmëri të drenicasve për të dalë në ndihmë, organizatorët thonë: Nuk kemi fjalë për solidaritetin e juaj, ora 19:51 e fluksi i njerëzve dashamirë ska të ndalur. E cekim sërish, gjindemi në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj deri në orët e vona,e nesër në orën 09:00 në mengjes fillojme perseri.
Per çdo paqartesi apo pyetje na shkruani në mesazh!/DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz