“U gjetën poshtë tavolinës së bukës”, gazetari qan duke raportuar për familjen që humbi 7 anëtarë (VIDEO)
01

Lexo edheTë dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht, ja çfarë tragjedie përjetoi vite më parë familja Avazi

Ka shkuar në 21 numri i viktimave të regjistruara deri më tani, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të këtij mëngjesi.
Më e rëndë situata paraqitet në Thumanë dhe në Durrës ku godinat e shembura kanë zënë poshtë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Shumë gazetarë kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat.
Gazetari Muhamed Veliu nuk ka mundur t’i mbajë lotët në raportimin e fundit nga Thumana, ku u nxorën 2 trupat e pajetë të dy të rinjve.

Lexo edheTë dy vëllezërit humbën jetën tragjikisht, ja çfarë tragjedie përjetoi vite më parë familja Avazi
Me lot në sy ai shprehet se dy të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngrënies në shtëpinë e tyre. Viktimat ishin sërish nga familja Cara në Thumanë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën 7 prej tyre.