Grabitje me armë në Shupkovc, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
dp

Lexo edheMASh demanton njoftimin për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor: Sot mbahet mësim

Një grabitje nën kërcënimin e armës është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:22, ku një person i dyshuar, i armatosur, ka kryer grabitje ndaj një viktime mashkull, shtetas i Kosovës.
Pas rastit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Lexo edheMASh demanton njoftimin për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor: Sot mbahet mësim
“GRABITJE ME ARMË. Fsh. Shupkovc, Mitrovicë / 05.10.2026 – 01:22. Është raportuar se një person i dyshuar me armë kishte kryer grabitje ndaj viktimës mashkull kosovar, dhe i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.