back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj mund të shkoj sërish në zgjedhje, ja për çfarë arsye

Skenderaj mund të shkoj sërish në zgjedhje, ja për çfarë arsye

Të ngjajshme

Komuna e Skenderajt ka mundësi që sërish të shkoj në zgjedhja e gjitha kjo për arsye të ngatërrimit të numrave të kandidatëve për asmble komunale nga partia Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, transmeton Drenica Press.

Portali Drenica Press ka kontaktuar me kandidatin për asamble komunale të Skenderajt, Dritan Syla i cili bëri të ditur se ka ushtruar ankesë në PZAP për këtë ngatërresë që ka bërë Komisioni Qendror Zgjedhor. Ai tha se Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndërruar numrat e kandidatëve pa bërë asnjë lajmërim, kështu AAK nuk ka qenë në dijeni për këtë ndërrim të numrave dhe e gjithë përgjigjësia për këtë i takon Komisionit Qendror Zgjedhor.

Tutje Syla shtoj se jemi në pritje të PZAP dhe nëse përgjigja e tyre nuk është në favorin tim sërish do të ushtroj ankesë ndaj këtij gabimi që KQZ-së”.

Kujtojmë se kandidatët për asamble komunale të Skenderajt nga AAK kanë bërë fushatë me numra të gabuar, pasi një kandidat për asamble është larguar nga lista e KQZ-së.

Kandidati i AAK-së për asamblenë komunale të Skenderajt, Dritan Syla, është befasuar kur i kanë treguar se është në numrin 18 në listën e kandidatëve për asambleistë të kësaj partie.

“Ne në fillim jemi certifikuar 22 kandidatë dhe kjo ka qenë lista e certifikimit ndërsa në broshurat e kandidatëve renditja e kandidatëve ka ndryshuar sepse ne listë nuk po figuron Agron Hajra me numër 7 dhe te gjithë numrat nga numri 7 kanë ndryshuar për nga një numër dhe si e tillë ne sot e kemi listën me 21 kandidatë dhe jo 22 si në fillim”, tha Xani për Kallxo.com.

Në listën fillestare të certifikuar nga KQZ-ja janë 22 kandidatë për Asamble. Mirëpo, në broshurën që KQZ-ja e ka shpërnda me vonë dhe që aktualisht është nëpër vendvotime janë vetëm 21 kandidatë. Numri 7 që ka qenë i certifikuar, Agron Hajra më nuk është në listën e kandidatëve. KQZ-ja i ka lëvizur për një numër të gjitha kandidatët nga numri 8 deri në numrin 22, kjo ka ndikuar që 14 kandidatëve ju është ndryshuar numri. Një hulumtim i KALLXO.com nëpër profilet e kandidatëve zbulon se ata nuk kanë qenë në dijeni për këtë ndryshim që e ka bërë KQZ-ja. Driton Syla ka bërë fushatë për të votuar numrin 19, mirëpo në KQZ e ka numrin 18. Njëjtë edhe Hajzer Ahmeti ka bërë fushatë për numër 20, ndërsa në broshurë ka numrin 19.

Edhe Imer Koca ka bërë fushatë për të votuar atë në numër 13, por në fakt në broshurë figuron me numër 12.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz