BallinaDrenica +Drenica SportSkenderaj, KF Drenica vazhdon vallen e humbjeve hynë në zonën e barazhit...

Skenderaj, KF Drenica vazhdon vallen e humbjeve hynë në zonën e barazhit (FOTO)

Të ngjajshme

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e...

E rëndë në Pejë, një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë. Burime të IndeksOnline...

Ekspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të famshëm

Qentë robotë me koka silikoni hiperrealiste të modeluara sipas...

Klubi futbollistik Drenica nga Skenderaj asesi nuk po mund të këndellet, duke pësuar humbje të një pasnjëshme. Edhe pse tifozeria e KF Drenicës “Shqiponjat e Zeza” kishin kërkuar përkrahje masovike e cila edhe nuk mungoj, ku në tribunat e stadiumit “Bajram Aliu” ishin mbi 1000 tifozë, por sërish lojtarët e Drenicës dëshpëruan.

Në ndeshjen e sotme KF Drenica kundrejt Prishtinës humbi me rezultat 0:1 në favor të kryeqytetasve, transmeton Drenica Press.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari i Prishtinës, Dren Gashi në minutën e 90 ndërsa duke festuar për golin e shënuar Gashi u dënua nga gjytari me kartonin e kuq.

Kurse lojtarët e Drenices disa herë kërcenuan seriozisht portën e Prishtinës, por nuk arritën që të tundin rrjetën.

Me këtë humbje KF Drenica rënditet në vendin e 10 me 34 pikë të grumbulluar, duke hyrë kështu në zonën e barazhit./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz