Skenderaj, goditet me veturë këmbësorja
By BILLI
Në rrugën “Ilaz Kodra” të Skenderajt, dje rreth orës 16:25, policia e Kosovës ka raportuar se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësore, shqiptare e Kosovës.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
I dyshuari me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt./Drenicapress.info/





