BallinaRegjionaleDrenasIsmet Munishi flet pas “aderimit” në Feronikel, merr me vete edhe një...

Ismet Munishi flet pas “aderimit” në Feronikel, merr me vete edhe një futbollist? (Foto)

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi befasoi të gjithë me vendimin e fundit të tij.

Ai tashmë nuk është pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, pasi ka nënshkruar marrëveshje me klubin e Feronikelit.

Lajmin e ka konfirmuar për “IndeksOnline” vet ish-trajneri i Dritës, duke mos folur për arsyet e largimit pasi këto tashmë dihen për opinionin.

“Arsya e largimit nga Vëllaznimi? Janë gjëra që tashmë dihen, nuk du me përsëritë. Pse te Feronikeli? Sepse ka një super skuadër dhe besoj fuqishëm te titulli i kampionit në Superligë”, ka thënë Munishi për IndeksOnline.

Skuadra e Feronikelit ka një ekip shumë cilësor, por sigurisht që gjatë mini-afatit dimëror do të “shpërthej” me ndonjë transferim. I pari që i bie në mend Munishit është lojtari i Vëllaznimit, Semir Zeneli.

“Transferimin e parë të skuadra e Feronikelit do ta bëja Semir Zenelin”, shtoi ai.

Munishi edhe më herët kishte njoftuar opinionin se kryesia e Vëllaznimit do të ketë kohë deri më 25 dhjetor për t’i paguar obligimet, megjithatë kjo siç duket nuk ka ndodhur.

Skuadra e re e Ismetit, gjendet në pozitën e katërt me 28 pikë dhe sigurisht se është në garë për titullin kampion./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz