back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleSkenderaj, arrestohet një person i dyshuar përi tri vepra pernale 'vjedhe te...

Skenderaj, arrestohet një person i dyshuar përi tri vepra pernale ‘vjedhe te rënda’

Të ngjajshme

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale ‘vjedhje e rëndë’, raste këto që ishin raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, ku cak i këtyre vjedhjeve ishte një veturë, pjesë të veturave dhe një vjedhje në një objekt të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprave penale, ku rrjedha hetimore e hetuesve policorë në kuadër të stacionit në Skenderaj, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit A. D., 20 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i komunës se Drenasit , shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu hetuesit policorë kanë gjetur veturën e vjedhur ku pas verifikimit të provave dhe procedurave vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz