Dueli i vlefshëm për javën e 14-të ka zgjatur vetëm 35 minuta, pasi futbollistët e dy skuadrave janë përfshirë në një përleshje masive, shkruan Gazeta Sheshi.
E gjithë ngjarja nisi pas një një kacafytje ndërmjet dy kapitenëve të skuadrave (Ilir Morina, Ballkani dhe Korab Hasani, Flamurtari) për tu përfshirë më pas shumë futbollistë dhe persona të cilët ishin futur në fushën e lojës për ti dhënë një tjetër pamje e keqe për futbollin kosovar, sidomos që vije nga dy ish skuadra elitare të futbollit kosovar.
U deshtë të intervenojnë personat zyrtar të dy skuadrave për të evituar përleshjen e mëtutjeshme, ndërkohë që gjyqtari Tefik Maloku vendosi ti jap fund këtij dueli që më shumë i ngjante një duel boksi se futbolli.