BallinaLajmeSkandaloze: AKP-ja një ari tokë në Deçan e shiti për 22 euro

Skandaloze: AKP-ja një ari tokë në Deçan e shiti për 22 euro

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në valën e 50 të likuidimit, një ari tokë në fshatin Ratish të Deçanit e shiti vetëm për 22 euro. Po ashtu, në këtë valë të likuidimit në çmime qesharake, bordi i AKP-së ka aprovuar shitjen edhe të pronave tjera me çmime të njëjta sikur kjo, e në disa raste edhe pakë më të larta

Në vendimin e bordit të AKP-së të cilin e ka siguruar “Front Online” shihet se në valën e 50 të likuidimit bordi i AKP-së ka aprovuar shitjen e 16 hektarëve e 56 ari në fshatin Ratish të Deçanit për vetëm 37,400 euro. Gjithnjë sipas dokumenteve të siguruar shihet se për këtë ndërmarrje ka qenë vetëm një ofertë.

Portali “Front Online” i ka dërguar disa pyetje në adresë të drejtorit të AKP-së si dhe zyrës për media, por as pas disa ditësh pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz