Soni Malaj ka folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesin. Dhe po, bëhet fjalë për një lidhje të bukur dashurie që ka zgjatur plot dy vite e gjysmë.
Gjithçka nisi nga një nga këngë e Florit që luhej në sfond në “Ferma VIP”. Në atë moment, Moza Ahmeti e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë “dobësi” për artistin, pa e ditur se përgjigjja do të kthente menjëherë vëmendjen te e shkuara e këngëtares.
“Mos ma shaj Florin”, tha Soni, pasi Moza komentoi këngën që po luhej. Më pas ajo tha: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”
Biseda vijoi me batuta, ndërsa Moza e pyeti nëse Flori është aktualisht beqar apo në një lidhje. Soni zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke u përgjigjur:
“Ai në punë të vet tani, unë në timen.”
Kur Moza sugjeroi me shaka një rikthim mes tyre, Soni reagoi menjëherë: “Jo, jo.”
Por nuk mbaroi me kaq. Në një tjetër moment, Soni i bëri edhe një “thirrje publike” Florit nga brenda fermës.
“Kur po vendosnin gjithë këngët e tij, thashë mos po vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”, tha ajo, duke iu drejtuar më pas Mozës: “Thuaju të më sjellin një dron, të lutem.”
E po, dashuria mbaron, por respekti, e mbase nostalgjia, mbeten gjithmonë.
U bëmë dhe ne nostalgjikë, ndaj le të dëgjojmë së bashku “Fluturimi 3470”.