BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Nesër në Kosovë pritet përmirësim i motit. Parashihet mot me diell, por edhe me vranësira lokale. Vranësira mund të marrik karakter zhvillimi orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet nëse ndodhin nuk do të kapin shumë territor.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë me temperatura minimale deri në 4 gradë Celsius, kurse gjatë ditës rritje rapide e temperaturave me maksimalen që do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive që lokalisht mund të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje vonë priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë në viset bregdetare të Shqipërisë.

Të premten na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Erërat jugperëndimore do të fuqizohen, ndërsa temperaturat pa ndonjë ndryshim.

Fundjava vjen me stuhi shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi intensive priten në Shqipëri, por pastaj edhe në Maqedoninë Veriore, Kosovë dhe Mal të Zi./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz