BallinaLajmePasuria për kokë banori: Kosova radhitet para Serbisë

Pasuria për kokë banori: Kosova radhitet para Serbisë

Të ngjajshme

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Duka kujton Fadil Vokrrin dhe pranimin e Kosovës në FIFA!

Si sot, 10 vite më parë u shënua një...

Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në...

Zviceranët vazhdojnë të posedojnë më së shumti pasuri për kokë banori në botë, me një shumë prej 567 mijë dollarësh. Në një listë prej 100 shteteve, Kosova radhitet e 95’ta me 23.150 euro, duke qëndruar kështu dy vende më lartë se Serbia, transmeton Gazeta Metro.

Web-faqja e njohur e statistikave ‘Statista’ së fundi ka publikuar një listë prej 100 vendeve, dhe pasurinë e secilës për kokë banori.

Jo çuditërisht, në këtë listë shteti i parë me më së shumti pasuri për kokë banori është Zvicra me 567 mijë dollarë, pasuar nga Hong Kong dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e kësaj liste ka qenë edhe Kosova, e cila është radhitur e 95’ta prej 100 sa ishin, me 23.150 mijë euro në vit për kokë banori.

Serbia vjen në dy pozita pas Kosovës, me 22.500 euro.

Këto shifra të radhitura nga ‘Statista’, si kriter për vlerësimin e pasurisë kanë marrë të gjitha investimet e kapitalit, vlerat dhe patundshmëritë në dispozicion.

Listën e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz