BallinaLajmeOsmani e Abdixhiku takojnë banorët e Lagjes së Spitalit

Osmani e Abdixhiku takojnë banorët e Lagjes së Spitalit

Të ngjajshme

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten e kësaj partie për president, takimin e fundit për sonte e kanë mbajtur në Lagjen e Spitalit.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se folën me qytetarët për shqetësimet dhe vështirësite e tyre.

“Takimin e fundit për sot e mbajtëm në Lagjen e Spitalit, mes qytetarëve. Me biseda të drejtpërdrejta, me shqetësime reale, me pyetje të sinqerta e me njerëz që kërkojnë të dëgjohen e të kuptohen. Folëm për jetën e përditshme, për vështirësitë, për zhgënjimet, por edhe për shpresën që ende jeton tek njerëzit tanë”.

“I ftuam për bashkudhëtim në këtë rrugëtim të ri; një rrugëtim që nuk ndërtohet me propagandë e distancë, por me afërsi, besim dhe komunikim të hapur me qytetarët”, ka shkruar kreu i LDK-së

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz