back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeSkandal i ri brenda kishës serbe, kapet një prift me drogë

Skandal i ri brenda kishës serbe, kapet një prift me drogë

Të ngjajshme

Policia serbe e ka arrestuar mbrëmë në Kralevë personin Stefan Mitroviq, prift nga qyteti i Krushevcit, te i cili ka gjetur drogë të llojit kanabis dhe amfetaminë, transmeton Gazeta Express.

Priftit, të cilit iu gjetën 52 gramë kanabis dhe 55 gramë amfetaminë, iu caktua masa e arrestit 48-orësh, pas çka do të dorëzohet në prokurorinë e Kralevës.

Siç shkruan blic.rs, policia po heton nëse Mitroviqi ka lidhje me kontrabandën e drogës në të cilën kishte marrë pjesë një prift tjetër serb, Milan Jordoviq, famullitar i një kishe ortodokse në rrethinën e Pozhegës.

Jordoviqi (41), në fund të shkurtit, u zu bashkë me një ish arsimtar të mësimit të besimit, duke transportuar me makinë rreth 27 kilogramë drogë skank, të cilën e kishte marrë në Shqipëri dhe që kishte për destinacion Italinë./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/skandal-i-ri-brenda-kishes-serbe-kapet-edhe-nje-prift-me-droge-513897/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz