Mançester Siti dhe Paris Saint-Germain janë hedhur në sulm për shërbimet e mesfushorit të Juventusit Miralem Pjaniç.
Mediat italiane raportojnë se Kampionët e Francës janë gati t’i ofrojnë bardhezinjve 30 milionë euro, plus shërbimet e Adrien Rabiot.
Një tjetër ekip në garë për fantazistin boshnjak është edhe Mançester Siti i Pep Guardiolës.
Ndërkohë që trefish më e lartë duket të jetë oferta e Sitit që thuhet se është gati të derdhë 100 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër”. Klubi anglez ofron një pagë tunduese prej 8 milionë eurosh në sezon për boshnjakun.
Momentalisht Pjanic është në listën e të pashitshëmve, por për të ndryshuar status mjafton që lojtari të kërkojë të largohet.