back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeSipas FMN-së, kaq pritet të ketë rënie ekonomike në Kosovë

Sipas FMN-së, kaq pritet të ketë rënie ekonomike në Kosovë

Të ngjajshme

Drenica mposht Gjilanin, Ferizaj rrëzon Malishevën, baraz në Prishtinë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së...

Mbi 38 mijë lodra ndalohen në doganë, Inspektorati: Nuk i përmbushnin standardet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një...

Tayna i del në mbështetje Gjestit

Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me paraburgimin e...

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të...

287 dollarë për kokë banori pritet të ulen të ardhurat e kosovarëve, bëhet e ditur në tabelat e përditësuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për shtetasit e Kosovës, humbja është me një rënie prej 6,5%, ku Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen ndër shtetet më të varfra të Evropës.

Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë, ndërsa Kosova e 108-a (4.428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së.

Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Më pas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Në rajon, shteti që ka qenë më rezistues ndaj krizës së COVID-19 është Serbia.

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7,5% secila).

Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2,5%. Maqedonia do të tkurret me -5,4%, kurse Bosnja me -6,5%./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz