back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëSinisha Karan në listën e zezë të SHBA-së, kandidat për president të...

Sinisha Karan në listën e zezë të SHBA-së, kandidat për president të Republikës Srpska

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Sinisha Karan do të jetë kandidat i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë, ka konfirmuar kryetari i partisë, Millorad Dodik.

Dodiku, ish-president i këtij entiteti serb në Bosnje, i ka thënë Radio-Televizionit RS se do ta propozojnë Karanin para partnerëve të koalicionit.

Karan është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit, për pjesëmarrje në organizimin dhe shënimin e festave jokushtetuese të Republikës Srpska, shkruan REL.

Ai është profesor i çështjeve kushtetuese dhe ministër për Zhvillim Teknologjik dhe Shkencor në Qeverinë jokushtetuese të Republikës Srpska.

Zgjedhjet e parakohshme janë thirrur për 23 nëntor, pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës ia ka revokuar mandatin Dodikut, për shkak të një vendimi përfundimtar për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Vendimi i Gjykatës ia ka pamundësuar atij mbajtjen e ndonjë pozite publike për gjashtë vjetët e ardhshëm.

Partia e Dodikut pati thënë fillimisht se nuk do të kishte kandidat për zgjedhje, mirëpo më vonë ka vendosur të marrë pjesë në to.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike Serbe, ka thënë se kandidati i saj do të jetë Branko Bllanusha, profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Banjallukë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz