Sindikata e Policisë pranon dron profesional nga donatori, ia ndan për shfrytëzim policisë në veri
dp

Lexo edheTahiri ngre në Kryesi çështjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Është detyrë primare e kuvendit t’i mbrojë çlirimtarët

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.
në njoftim thuhet se ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës, në funksion të përmbushjes sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është në shërbim të çdo njësie, regjioni dhe çdo zyrtari policor. Ajo shpreh mirënjohjen e saj për donatorin për këtë kontribut të çmuar, i cili përbën një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për përmbushjen sa më efikase të misionit të saj në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Lexo edheTahiri ngre në Kryesi çështjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Është detyrë primare e kuvendit t’i mbrojë çlirimtarët